Lufta kundër korrupsionit/Pirdeni: Po skanojmë sektorët me risk për fenomenin

Ministrja e shtetit për administratën publike dhe antikorrupsionin Adea Pirdeni deklaron për Euronews Albania se ekzekutivi po skanon sektorët me risk për fenomenin. Në fokus edhe gjetjet e raporteve ndërkombëtare.
Qeveria shpreson që ngritja e luftës kundër korrupsionit në nivelin e një ministrie shteti, do të japë një ekspertizë më të mirë dhe tablo më të qartë të fenomenit. MAPA (ministria e shtetit për administratën publike dhe antikorrupsionin ) ka nisur nga analizimi me risk i sektorëve vunerabël përballë korrupsionit.
Me riorganizimin e ri edhe drejtoria antikorrupsion nga varësia e ministrit të drejtësisë do të kalojë nën përgjegjësinë e ministrit të shtetit. Që nga krijimi, kjo drejtori, ka gjetur me shkelje disa zyrtarë të cilët janë kallëzuar, shumica të lidhur me institucionet dhe çështjet e pronave.
Pak javë më parë kreu i SPAK, Altin Dumani nuk i kurseu rezervat lidhur me disa institucione të ndërlidhura me korrupsionin si doganat apo tatimet që sipas tij kanë referuar zero informacione në prokurorinë e posaçme.
#Lufta #kundër #korrupsionitPirdeni #skanojmë #sektorët #risk #për #fenomenin
Java News