Sport

Seria A/ Napoli shpallet KAMPIONE e Italisë

Napoli është matematikisht kampion i Italisë, duke fituar trofeun e tretë të Seria A gjatë gjithë historisë. Skuadra napolitane ia del të fitojë titullin për herë të parë pas 33 vitesh pritjesh, me trofeun që rikthehet në jug të Italisë pas kaq shumë kohësh. Skuadra e Spallettit bëri një sezon shumë të mirë, ndërsa tregoi dominim gjatë gjithë kampionatit. Me 1-1 ndaj Udineses në “Dacia Arena”, Napoli ia doli që të siguronte titullin kampion. Takimi, i vlefshëm për javën e 33-të të Seria A, foli më shumë për miqtë, megjithatë ishin vendasit ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Lovric në minutën e 13’. Në minutën e 52’ ishte Osimhen ai që shënoi golin e barazimit dhe që vulosi këtë sfidë, por njëkohësisht edhe titullin kampion të Seria A për Napolin. Pas kësaj jave Napoli shkon në kuotën e 80 pikëve, plot 16 pikë më shumë se Lazio i vendit të dytë, teksa Udinese renditet në vend të 12-të me 43 pikë të grumbulluara. Ndërkohë të dy trofetë e parë Napoli i ka fituar në epokën “Maradona”, për të qenë më të saktë në sezonin 1986-1987 dhe 1989-1990.

Një i ri ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në Napoli, nga të shtënat me armë gjatë festimeve për fitoren e titullit kampion i Seria A.

26-vjeçari Vincenzo Cospito, mbet i plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërguar në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli. I riu nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Dinamika e asaj që ka ndodhur është ende duke u hetuar.

Ndërkohë tre persona të tjerë, një grua 26-vjeçare dhe dy të rinj të moshës 24 dhe 20 vjeç, mbetën të plagosur, sërish nga të shtënat me armë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button