Aktualitet
93-vjeçari bie nga kati i dytë në Vlorë

Një 93-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i 2 i banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në lagjen “Pavarësia 3” rreth orës 09:35.
I moshuari E.F. humbi jetën në vend si pasojë e rrëzimit nga lartësia.
Grupi hetimor i policisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r
#93vjeçari #bie #nga #kati #dytë #në #Vlorë
Java News