Aktualitet

Pas 13 vitesh pritjeje, Bullgaria dhe Rumania i bashkohen zonës Schengen

Bullgaria dhe Rumania iu bashkuan zonës së lëvizjes së lirë Schengen, të dielën, duke u futur kështu në listën e vendeve të tjera të Evropës që mund të lëvizin të lirë nga ajri dhe deti pa kontrolle në kufij.

Pranimi në këtë zonë vjen pas 13 viteve pritje. Megjithatë, anëtarësimi i këtyre dy shteteve mbetet i pjesshëm pasi një veto e vënë nga Austria, bën që rregullat e reja për Bullgarinë dhe Rumanisë të mos aplikohen në rrugët tokësore. Viena argumentoi se liberalizimi i udhëtimit në rrugët tokësore do të mund të sillte një numër akoma më të madh azilkërkuesish në Europë.

“Ky është një sukses i madh për të dyja vendet,” tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

“Ky është po ashtu një moment historik edhe për zonën Schengen, zona më e madhe e lëvizjes së lirë në botë. Bashkë, ne po ndërtojmë një Europë më të fortë dhe më të bashkuar për të gjithë qytetarët tanë.”

Zona Schengen tani do të përbëhet nga 29 anëtarë, 25 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Qeveria e Rumanisë tha se rregullat e Shengenit do të zbatohen për katër porte detare dhe 17 aeroporte, duke përfshirë aeroportin më të madh të Bukureshtit, Otopeni.

/a.r

#Pas #vitesh #pritjeje #Bullgaria #dhe #Rumania #bashkohen #zonës #Schengen
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button