Aktualitet
Thomas Tuchel: Urime titulli Bayer Leverkusen!

Skuadra e Borussia Dortmund shënoi një fitore të madhe në “Allianz Arena”, pasi mposhti 2:0 Bayern Munichun.
Pas ndeshjes, gjatë një interviste trajneri gjerman, Thomas Tuchel tregoi se skuadra e tij tashmë është dorëzuar për titull kampion.
“Urime për Bayer Leverkusenin. Gara për titull tashmë ka përfunduar”, u shpreh Tuchel – i cili do të largohet nga “Bavarezët” në fund të këtij sezoni.
Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 53 pikëve, kurse Bayern Munich mbetët në pozitën e 2-të me 60 pikë, 13 pikë larg liderit, Leverkusen (73).
#Thomas #Tuchel #Urime #titulli #Bayer #Leverkusen
gazetablic.com