Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, temperaturat do të jenë të larta

Anticikloni subtropikal po avancon më tej drejt Europës juglindore duke mbajtur temperature të larta në fundin e muajit në territorin e Shqipërisë .
E Diel, 31 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ne shtim mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/25°C
– Zonat e ulëta 10/28°C
Zonat bregdetare 12/28°C
Kosovë
Kosova për dt. 31 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C –13°C në mëngjes deri në 22°C – 24°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë, 01 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/26°C
– Zonat e ulëta 10/30°C
– Zonat bregdetare 12/29°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
#Dita #sotme #të #jetë #diell #dhe #vranësira #mesatare #temperaturat #të #jenë #të #larta
Java News