Aktualitet
Policia izraelite arrestoi 16 persona në Tel Aviv gjatë protestave antiqeveritare

Policia e Izraelit tha se 16 persona u arrestuan në Tel Aviv gjatë protestave të mëdha që kërkonin lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe largimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Policia përmes një deklarate kanë bërë të ditur se protestuesit u arrestuan për bllokim të rrugëve, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Kishte një numër të madh protestuesish që prishën rendin publik duke ndezur zjarre, duke rrëzuar barrierat e policisë, duke penguar rrugët dhe duke e shkelur ligjin. 16 individë u arrestuan për ndërprerje të trafikut”, thuhet në deklaratë.
#Policia #izraelite #arrestoi #persona #në #Tel #Aviv #gjatë #protestave #antiqeveritare
gazetablic.com