FOTOLAJM/ Emigranti mysliman shpërndan ndihma për festën e Pashkëve në Pukë

Atmosfera e Pashkëve edhe këtë vit si gjithnjë në Pukë, bënë bashkë katolikë e myslimanë, teksa urojnë dhe shkëmbejnë dhurata në raste të tilla, si simbol i bashkëjetesës, model në mesin e dy komuniteteve.
E këtë traditë të bukur ndër shekuj tashmë po e perforcojnë dhe emigrantët, që dergojnë dhurata për vëllezërit e tyre në raste festash.
I tillë është dhe Lulzim Cina, emigrant pukjan në Greqi. Edhe pse ai i përket besimit mysliman, dërgon dhurata për vëllezërit e tij katolik me rastin e Pashkëve.
Në këtë prag feste, nisma të tilla e shtojnë edhe me atmosferën e festave dhe shtojnë gëzimin tek të gjithë shqiptarët, që gjithnjë janë lindur e rritur me shprehjen Bajram e Pashkë i kemi bashkë.
Në Pukë, ndihma e emigrantëve sa vjen e zgjerohet nga viti në vit, teksa ata tregojnë se dhe pse larg nuk harrojnë vendlindjen dhe bashkëvendasit që lanë pas.
/f.s
#FOTOLAJM #Emigranti #mysliman #shpërndan #ndihma #për #festën #Pashkëve #në #Pukë
Java News