Aktualitet

VIDEO/ Alpinistët e bllokuar në Jezercë, momenti kur helikopteri i Emergjencave u shkon për ndihmë

Disa turistë vijojnë të mbetën të bllokuar na Majën e Jezercës, e për pasojë në ndihmë të tyre është nisur një ekip i kërkim-shpëtimit së bashku me helikopterin e Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ky ekip së bashku me policinë e Tropojës janë në kërkim të një grupi alpinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces” e nga ku kanë rënë nga lartësia.

Për pasojë njëra nga anëtaret e grupit, Z.L 43 vjeç ka humbur jetën. Ekipi i kërkim-shpëtimit ka bërë e mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe transportimin me helikopter drejt morgut. Ndërsa operacioni i shpëtimit vijon për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar.

/f.s

#VIDEO #Alpinistët #bllokuar #në #Jezercë #momenti #kur #helikopteri #Emergjencave #shkon #për #ndihmë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button