Aktualitet
VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit turpëron kampionët e Napolit

Në “Maradona” Napoli kampion në fuqi u turpërua 0-3 nga Atalanta. Për miqtë në pjesën e dytë (67′) u fut në lojë edhe Berat Gjimshiti.
Djemtë e Gasperinit nxorën në pah dobësitë e vendasve, duke zhbllokuar pas vetëm 26 minutave lojë me Miranchuk.
Në fundin e pjesës së parë Sccamaca shënoi edhe golin e dytë. Napoli u duk i pafuqishëm për të reaguar, me bergamaskët që gjetën edhe golin e tretë me Koopmeiners.
#VIDEO #Atalanta #Gjimshitit #turpëron #kampionët #Napolit
Java News