Juventus pas Mitaj, klubi rus rrit vlerën e kartonit të mbrojtësit shqiptar

Prej ditësh tashmë, në mediat shqiptare, por edhe ato të huaja, po qarkullon gjithnjë e më shumë lajmi, se “Bardhezinjtë” e Juventus janë hedhur në sulm, për të siguruar shërbimet e anësorit të talentuar, të mbrojtes së Kombëtares sonë, Mario Mitajn, me 20-vjeçarin, i cili me shumë mundësi do të mbyllë “aventurën” e tij në Rusi, këtë merkato veres.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave, “Zonja e Vjetër” ka shprehur interesim serioz, për prodhimin e akademisë së AEK Athens dhe nga ky interesim kërkon të përfitojë edhe skuadra e Lokomotiv Moscoë, që mban kartonin e anësorit, ku ka arritur edhe vlerën e tij, teksa tashmë nuk kërkon më 7 milionë euro, por një shifër e cila varjon, nga 8-10 milionë euro.
Ndërkaq, kujtojmë se pavarësisht se është në një moshë të re dhe vetëm në vitin e tij të parë, në Superligën e Rusisë, sërish Mitaj është kthyer në një protagonist të moskovitët, teksa ka arritur të zbresë plot 19 herë në fushën e blertë dhe rastet në cilat është konsideruar, si më i miri i ndeshjes nuk kanë qenë të pakta.
#Juventus #pas #Mitaj #klubi #rus #rrit #vlerën #kartonit #të #mbrojtësit #shqiptar
gazetablic.com