Aktualitet

Kushtetuesja nën kritikat e opozitës, Zaçaj: Gjithmonë ka palë të pakënaqura pas çdo vendimi! Respektojmë mendimin ndryshe, por…!

Në lidhje kritikat e opozitës pas vendimit të Gjyaktës Kushtetuese për marrëveshjen Rama-Meloni, kryetarja e kësaj gjykate, Holta Zaçaj, është shprehur se respektojnë mendimin ndryshe, por si një mendim që i takon publikut.

“Ne vlerësojmë shumë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e fjalës, që është një nga liritë më të rëndësishme në Kushtetutë.

Vendimi i gjykatës është ai që jepet dhe ne nuk komentojmë përtej saj. Patjetër pas çdo vendimi të gjykatë  ka palë që mbeten të pakënaqura, siç ndodh në çdo vendimmarrje tjetër të cdo gjyqësori. Pjesën e kritizcizimin e shohim si vlerë e lirisë së demokracisë në lidhje me zbatimin e të drejtës për t’u shprehur., por përtej saj vendimi i gjykatës ka argumentet

Respektojmë mendimin ndryshe, por si një mendim që i takon publikut. Gjykata vepron në mënyrë hermetike, kështu që pjesa tjetër sesi mendon publiku për një vendim gjykate e bazuar në kushtetutë është vetëm një arritje e të drejtës për t’u shprehur”, tha Zaçaj./m.j

#Kushtetuesja #nën #kritikat #opozitës #Zaçaj #Gjithmonë #palë #të #pakënaqura #pas #çdo #vendimi #Respektojmë #mendimin #ndryshe #por
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button