Aktualitet

Demhasaj: Bashkëatdhetarët të zgjedhin rrugë alternative, mund të keqtrajtohen nëse kalojnë nëpër Serbi!

Vrasja e policit serb në fshatin Lluznisë në kufi me Bosnje Hercegovinën ka ngritur në këmbë shtetin serb.

Të dyshyar si të përfshirë në vrasjen e tij janë vëllezërit kosovarë Artan dhe Faton Hajrizi, ky i fundit i arratisur nga burgu i Smrekronicës javë më parë.

Ngjarja e ndodhur dje përkoi edhe me kohën e kthimit të mërgimtarëve në vendlindje.

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu”, Arton Demahasaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” iu bëri thirrje bashkëatdhetarëve për kujdes.

“Sjelljet e vazhdueshme të Serbisë që kanë qenë normalisht që pritet me i keqtrajtu kosovarët që vijnë nga vende të ndryshme të Gjermanisë. Kështu që kishte qenë mirë me pas kujdes me gjet rrugë alternative dhe mos me i ra nga Serbia. Deklaratat e zyrtarëve të larta të shtetit të Serbisë, urrejtja që e kanë ngjallë gjatë gjithë ditës dje mediat në Serbi, mundet me pas ndikime qe te ketë hakmarrje ndaj kosovarëve që perdorin rrugët e Serbisë.Mendoj se të paktë këto ditë ksihte qenë mirë sa ma pak me i frekuentu pjesët e Serbisë që mos me pas ndonjë rrezik” tha Demahasaj për “Gazeta Blic”

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë se ka qenë sulm terrorist, andaj rastin është duke e marrë përsipër Prokuroria për Krim të Organizuar, sepse ka qenë sulm ndaj një polici në detyrë.

Një i dyshuar është arrestuar në Bijelinë për transportimin e sulmuesve nga Presheva në Loznicë.

Kujtojmë sevëllai i Faton Hajrizit, Artani, vazhdimisht gjatë ditës së djeshme ka deklaruar në media se është i pafajshëm.

/Gazeta Blic/

 



#Demhasaj #Bashkëatdhetarët #të #zgjedhin #rrugë #alternative #mund #të #keqtrajtohen #nëse #kalojnë #nëpër #Serbi
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button