Gjuajti në aheng, Policia në fshatin Billush të Prizrenit sekuestron një armë dhe gjen municion – i dyshuari ndalohet për 48 orë

Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren, Stacioni Policor në Prizren më 18.07.2024 rreth orës 19:10 përmes rrugëve operative kanë marre informatën se në fshatin Billushë, Komuna Prizrenit, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin L.S (viti i lindjes 1969), mashkull kosovar shqiptar, tek i cili është gjetur një armë e zjarrit e markës “Beretta APX” , dy karikator 21 fishek kalibër 9X19 dhe 19 fishekë kalibër i panjohur.
Pas kontrollit në veturë e tij është gjetur edhe një çantë me një sasi të municionit: 124 fishekë kalibër i panjohur, 174 fishekë të ndryshëm të kalibrit dhe llojit të panjohur, 1 karikator i armës së gjatë AK47 i zbrazët. Gjithashtu janë gjetur edhe 5 gëzhoja ku dyshohet se i dyshuari kishte shtënë me armën e tij, në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes Njësitet e forenzikës në cilësinë e provave materiale kanë sekuestruar armën dhe municionin e gjetur.
Me urdhër të prokurorit të shtetit iniciohet rasti “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Posedim dhe armëmbajtje pa leje”.
I dyshuari pas përfundimit të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti referohet në prokurorin e shtetit.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bën apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike.
#Gjuajti #në #aheng #Policia #në #fshatin #Billush #të #Prizrenit #sekuestron #një #armë #dhe #gjen #municion #dyshuari #ndalohet #për #orë
gazetablic.com