Rama reagon pas zgjedhjes së Blerina Balës: Shumica e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit

Kryeministri Edi Rama e cilëson zhvillim pozitiv zgjedhjen e Blerina Balës si drejtuese e komanduar e bashkisë së Himarës.
Sipas kreut të qeverisë, zgjedhja e Balës tregon se “shumica e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit”. Duke komentuar tensionet që krijuan qytetarët himariotë në nisje të mbledhjes sot, përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ishte “përpjekje e dështuar e një grushti individësh”.
“Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore. Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës”.
Zgjedhja e Blerina Balës u bë në kushtet kur kryetari në detyrë, Jorgo Goro u arrestua me urdhër të SPAK dhe të mërkurën zyrtarisht dorëheqjen nga detyra. Në qeli ndodhet edhe kryebashkiaku i zgjedhur në maj të vitit të kaluar, Fredi Beleri, pasi u kap duke blerë vota.
/f.s
#Rama #reagon #pas #zgjedhjes #së #Blerina #Balës #Shumica #himariotëve #nuk #përkasin #llogores #së #konfliktit
Java News