Këngëtari i njohur grek pëson atak kardiak, 24 orët e ardhshme kritike

Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas ndodhet në gjendje të rëndë prej ditës së djeshme, në repartin e Infarktit të spitalit Gennimatas.
Artisti 56-vjeçar, djali i të ndjerit Stamatis Kokota, pësoi një atak në zemër gjatë një xhirimi televiziv për emisionin J2US.
Sipas asaj që u bë e ditur, ai është ndjerë keq dhe ka njoftuar kolegët e tij në xhirime.
Është thirrur menjëherë ambulanca dhe këngëtari Dimitris Kokotas u dërgua në spitalin Gennimatas.
Burimet spitalore thonë se ai ka pësuar një atak në zemër dhe një konvulsion. 24 orët e ardhshme do të jenë shumë kritike për pacientin, tha një burim spitalor për protothema.gr, duke theksuar gjendjen e tij të rënduar.
/a.r
#Këngëtari #njohur #grek #pëson #atak #kardiak #orët #ardhshme #kritike
Java News