Aktualitet

Më pak kursime në banka, depozitat u tkurrën me 5.4 miliardë lekë në shkurt, interesat nuk joshin

Në shkurt pati më pak para’ në banka. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se totali i depozitave muajin e shkuar ra në pak më shumë se 1.3 trilionë lekë. Krahasuar me janarin shuma është tkurrur me gati 5.4 miliardë lekë apo 0.4 për qind.

“Qëllimi se pse banka e Shqipërisë është mbajtja e parave në banka. Kjo si për kreditë, ashtu edhe për depozitat. Rritja e normave të interesit nga Banka Qendrore ka për qëllim të rrisë normat e interesit të kredive dhe depozitave”, tha Pano Soko, ekspert për ekonominë.

Por rritja e interesave vetëm në njërin kah, atë të kredive duket se ka ndikuar që qytetarët  dhe sipërmarrësit shqiptarë të tërheqin paratë nga bankat. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se depozitat në lekë në shkurt u pakësuan me mbi 3.1 miliardë lekë apo 0.4 për qind. Tkurrja rezulton të jetë shkaktuar sa nga tërheqja e kursimeve të vjetra aq edhe nga mungesa e depozitave të reja.

“Unë punoj dhe ha, nuk kam kursime. Nuk na del për të kursyer. Kurse sot e kurse nesër, nuk kemi ça bëjmë. Në këtë vend jemi. Nuk del dot jashtë kornizës. Po jo. Ku ka. Nuk kemi ndonjë buxhet për të kursyer. Nuk na del”, thonë qytetarët.

Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë as për depozitat në valutë. Nga gati 7.4 miliardë euro në janar, depozitat në euro muajin e shkuar u pakësuan me 129 milionë euro apo 1.7 për qind.

A2News /a.r

#Më #pak #kursime #në #banka #depozitat #tkurrën #miliardë #lekë #në #shkurt #interesat #nuk #joshin
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button