Aktualitet

Kurti pas miratimit të raportit për anëtarësim në KiE: Kemi punuar dy vjet e gjysmë, do të kurorëzohet në pranverë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë kalimin me sukses vendimmarrjen e radhës në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kreu i ekzekutivit, ka thënë se kjo punë është falë bashkëpunimit ndërinstitucional, e që pret të kurorëzohet në pranverë.

“Besoj se kjo është një arritje e madhe për Kosovën, për të cilën Qeveria e Republikës ka punuar dy vjet e gjysmë pa u ndalur dhe më në fund në këtë pranverë gjithçka do të kurorëzohet me sukses”, u shpreh Kurti.

Në takimin e së mërkurës në Paris, Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci e ka miratuar me 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim opinionin e raportueses, Dora Bakoyannis, me rekomandimin që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtarja më e re e Këshillit të Evropës.

Jasharaj: Po përgatitemi për grevë



#Kurti #pas #miratimit #të #raportit #për #anëtarësim #në #KiE #Kemi #punuar #vjet #gjysmë #të #kurorëzohet #në #pranverë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button