Ngacmimet seksuale në vendin e punës/ Gazetarja zbulon 4 qarqet ku është më i përhapur ky fenomen

Gazetarja Alma Lahe dhe njëherazi pjesë e organizatës “Together for Life”, ka zbuluar të dhënat e studimit për ngacmimet seksuale në vendin e punës.
E ftuar në Open te News24, Lahe u shpreh se fenomeni i ngacmimit seksual në ambientet e punës ekziston dhe është evidentuar si më i shpeshtë në Tiranë, por edhe në Korçë, Lezhë dhe Durrës.
Sipas saj nga anketimi ka dalë se fenomeni është i përhapur në zonat urbane dhe ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 100 punonjës.
“Fenomeni ekziston. Kemi pasur tre fokus grupe ku fenomeni është evidentuar edhe më i lartë, përveç Tiranës që ka fenomenin, por edhe ndjeshmërinë më të lartë. Ka qenë Korça, Lezha dhe Durrësi. Nga anketimi ka dalë se fenomeni është i hapur në zonat dhe ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 100 punonjës. Diferenca mes privatit dhe sektorit publik ka diferencë shumë të ulët për ngacmimet seksuale”, tha ajo.
/f.s
#Ngacmimet #seksuale #në #vendin #punës #Gazetarja #zbulon #qarqet #është #më #përhapur #fenomen
Java News