Aktualitet

E ka braktisur? Meta: Berisha është legjenda e ballkonit. Me zemër jam aty, por s’më ka ftuar Flamur Noka…!

“Legjenda e ballkonit”, kështu e ka cilësuar kreu i PL Ilir Meta, ish kryeministrin Sali Berisha që ndodhet nga arresti i shtëpisë mban fjalime nga ballkoni.

Në konferencë me gazetarët Meta i cili e ka braktisur aleatin e tij duke mos marrë pjesë në protestat e Rithemelimit që bëhen poshtë ballkonit të Berishës, e ka justifikuar veten duke thënë se ”nuk e ka ftuar Flamur Noka”.

“Sali Berisha është legjenda e ballkonit. Jam 24 ore të rruga e shpresës dhe në solidaritet me legjendën e ballkonit kështu do ta quaj unë tani, sepse ai edhe nga ballkoni më frymëzon dhë bën hatanë duke denoncuar krimin dhe korrupsionin dhe kapjen e shtetit.

Ça të bëj që nuk më ka ftuar Flamur Noka që të shkoj atje po më ftoi mirë, por jam 24 orë në përkrahje në solidaritet ndaj një akti skandaloz të turpshëm që është ndërmarrë ndaj një politikani, për të cilin secili mund të ketë vërejtët e tij, edhe unë kam pasur mospajtime të thella, por ka luajtur një rol historik për pluralizimin politik në Shqipëri me guximin lidershipin e tij. Ka luajtur një rol historik për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka qenë i pari që e ka artikuluar, por edhe ka punuar, ka luajtur një rol në raportet me SHBA”, tha Meta./m.j

#braktisur #Meta #Berisha #është #legjenda #ballkonit #zemër #jam #aty #por #smë #ftuar #Flamur #Noka..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button