Versioni beta i WhatsApp vjen me një funksion të ri

WhatsApp duket se ka nxjerrë një sërë përditësimesh në ditët e fundit për përdoruesit e versionit beta.
Ndërsa shumë nga këto përditësime adresojnë shqetësime të ndryshme, shumë prej tyre prezantojnë veçori të reja që përdoruesit mund t’i testojnë.
Me versionin beta të WhatsApp, aplikacioni po e rrit gjatësinë e videove që përdoruesit mund t’i publikojnë në storiet e tyre.
Aktualisht, përdoruesit e aplikacionit mund të postojnë video deri në 30 sekonda në storiet e tyre, por versioni beta e rrit gjatësinë e tyre në 1 minutë.
Por, me sa duket ky funksion është i disponueshëm vetëm për testuesit beta të WhatsApp në Android.
Aplikacioni popullor i mesazheve ende nuk e ka konfirmuar se kur kjo veçori do të jetë e disponueshme për të gjithë.
#Versioni #beta #WhatsApp #vjen #një #funksion #të
gazetablic.com