Arrestimi i Jorgo Goros/ Meta: Nuk zbut padrejtësinë në rastin Belerit, veprime me regji

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij përpara gazetarëve, komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.
Meta theksoi se arrestimi i Goros ishte vetëm një seri e re e drejtësisë me regji të Edi Ramës. Sipas tij, kreu i Rilindjes Edi Rama përdor për llogari okulte persona të tjerë, teksa i degdis ata në fund prapa hekurave.
“Nuk shohim asnjë gjë që të na impresionojë, përpos se një seri të re të drejtësisë me regji, që komandohet nga kreu i Ramaformës, Edi Rama. Këto probleme opozita i ka thënë prej kohësh. Arrestimi nuk zbut padrejtësinë në rastin Belerit.
Rama pasi i përdor dhe i shtyp mirë për llogari okulte, bazuar mbi paligjshmëri dhe tjetërsimin e pronave të qytetarëve, pastaj kujton se me këto arrestime do të shkarkojë një përgjegjësi të tij, kur dihet se përgjegjës për aktet është vetëm një, kreu i Rilindjes. Shteti ligjor është zhbërë, sepse Rama ka kapur gjykatat, prokurorinë, policinë e çdo gjë, rasti Beleri e demonstron këtë gjë, këtë mendim e kam shprehur në mediat greke dhe ato të huaja”, u shpreh Meta.
/f.s
#Arrestimi #Jorgo #Goros #Meta #Nuk #zbut #padrejtësinë #në #rastin #Belerit #veprime #regji
Java News