Aktualitet

U largua nga drejtimi i QSUT, zbulohet se kush do ta zëvendësojë Albana Ficon

Alma Cami do të jetë drejtoresha e re e QSUT, pas largimit nga detyra të Albana Ficos.

Cami aktualisht është nëndrejtoreshë tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Nuk dihet ende arsyeja e largimit të saj nga posti që e mbante prej 3 vitesh.

Kujtojmë se Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin.

Fico është edhe pedagoge në Universitetin e Mjekësisë, ku prej më shumë se 4 vitesh drejtonte Institutin e Shëndetësisë Publik, veçanërisht në dy vitet më të vështira të pandemisë.

/a.r

#largua #nga #drejtimi #QSUT #zbulohet #kush #zëvendësojë #Albana #Ficon
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button