Napoli kërkon qendërmbrojtës, nis kontaktet për Ardian Ismajlin

Ardian Ismajli nuk është pjesë e kombëtares për ndeshjet miqësore, por ai është një lojtar i rëndësishëm i përfaqësueses shqiptare. Me paraqitjet e tij të mira edhe në kampionatin italian me Empolin, ai ka tërhequr vëmendjen e Napolit.
Klubi i De Laurentiis, ka nevojë për një qendërmbrojtës dhe duket se Ismajli i plotëson disa kritere. Mediat italiane shkruajnë se ka patur kontakte me përfaqësuesin e futbollistit, ndërsa bisedime konkrete pritet të vijnë në muajt e ardhshëm.
Fillimisht Napoli kërkon të shohë se si do të jenë ndeshjet e tij në vijim të sezonit, më pas të arrijë dakordësinë me lojtarin dhe në fund të nisë diskutimet me klubin e Empolit për transferimin e tij. Ngjarje që nuk mund të zhvillohet më herët se merkato e verës e cila pritet të nisë më 1 korrik. Ky është sezoni i katërt i Ismajlit në Serie A.
/f.s
#Napoli #kërkon #qendërmbrojtës #nis #kontaktet #për #Ardian #Ismajlin
Java News