Aktualitet

Edita Tahiri për Kurtin, Osmanin e Konjufcën: Kjo treshe ka emrin që Glauku ua ka vënë atyre që e pranojnë Asociacionin

Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kritikuar tre liderët e Kosovës, raporton .

Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se përderisa ka nënshkrime për Asociacionin, nuk ka asnjë letër e nënshkrim për garantuesin e shtetit tonë, Amerikën.

“Kjo treshe e ka një emër që ua ka vënë Glauk Konjufca në deklaratën e tij epike e të rëndë për ata që e pranojnë Asociacionin”, shkruan Tahiri tutje.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Tre nenshkrime per asociacionin nga treshja e shtetit ne letren per Keshillin e Evropes – asnje nenshkrim e asnje leter per Ameriken, garantuesin e shtetit tone, madje deri te prishja e marredhenieve te qeverise me Ameriken – kjo treshe e ka nje emer qe ua ka vene Glauk Konjufca ne deklaraten e tij epike e te rende per ata qe e pranojne asociacionin..

Kujtojmë se , para pak dite, krerët institucionalë të Kosovës janë zotuar se do t`i respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjeve së Brukselit dhe të Ohrit, e cila përfshin edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës,

Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.



#Edita #Tahiri #për #Kurtin #Osmanin #Konjufcën #Kjo #treshe #emrin #që #Glauku #vënë #atyre #që #pranojnë #Asociacionin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button