Aktualitet

Trajneri i Suedisë: Duhet të kemi konkurrencë në ekip, ndaj Shqipërisë do testojmë shumë lojtarë

Pas humbjes 5-2 ndaj Portugalisë, Suedia do kërkojë të reagojë menjëherë, ndaj një kundërshtari si Shqipëria. Para takimit në “Friends Arena” që do të mbahet të hënën në orën 19.00, trajneri i suedezëve, Jon Dahl Tomasson dha mendimin e tij.

“Forsberg do të luajë, por jo në portë (Qesh). Plani ka qenë gjithmonë që të bënim rotacion lojtarësh në dy ndeshje. Unë nuk do të hedh të njëjtët 11 në fushë. Aspak, pasi ne duhet të shohim shumë lojtarë se çfarë luajnë dhe çfarë futbolli dëshirojmë ne. Dhe duhet të kemi konkurrencë në ekip, e cila është gjithmonë e shëndetshme për paraqitjet dhe atmosferën në ekip.

Nuk mund t’ju them se sa ndryshime do të ketë, por do të shohim shumë lojtarë. Dhe mund t’ju them se Emil Forsberg e nis nesër si titullar. Ai kishte një udhëtim të gjatë para ndeshjes së kaluar. Samuel Gustafsson do të luajë gjithashtu nesër, edhe ai kishte një udhëtim të gjatë”, tha Tomasson para miqësores.

#Trajneri #Suedisë #Duhet #të #kemi #konkurrencë #në #ekip #ndaj #Shqipërisë #testojmë #shumë #lojtarë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button