Telekomi i Kosovës “nuk e ndal dorën” i tejkalon parashikimet buxhetore, jep tender 73 mijë euro me negocim

Telekomi i Kosovës vazhdon të jep tendera një burimor me negocim, pa publikim të kontratave.
Tenderin e fundit e ka dhënë pa publikim të kontratës, duke e tejkaluar edhe shumën e parashikuar.
Bëhet fjalë për tenderin “Mirëmbajtja e platformë s SMSC në ISP storage” ku është shpërblyër me kontratë kompania “Kosova Information Technology Sh.A”, me vlerë të ofertës 73 mijë euro.
Sipas dosjes së tenderit telekomi për këtë shërbim i kishte paraparë 69 mijë euro ndërsa ofertuesi me negocim është shpërblyer me kontratë me vlerë 73 mijë euro.
Për këtë shërbim kishte marrë pjesë në negocim vetëm operatori i lartë cekur.
Këto të dhëna janë publikuar në platformën elektronike E-prokurimi, ku thuhet se procesi i prokurimit është i negociuar pa publikim të kontratës.
Dhënia e tenderëve pa publikim të kontrtës vazhdon të mbetet një dukuri në rritje sidomos nga institucionet që akcionarë kanë Qeverinë e Kosovës.
Dokumenti:
#Telekomi #Kosovës #nuk #ndal #dorën #tejkalon #parashikimet #buxhetore #jep #tender #mijë #euro #negocim
gazetablic.com