Aktualitet
Vidhet transformatori në ujësjellësin e Bërdicës, mbeten pa ujë disa zona

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur orët e fundit në Bërdicë. Disa persona kanë vjedhur transformatorin e rrjetit elektrik në stacionin e ujësjellësit. Bëhet fjalë për transformatorin e rrjetit 6000W që e konverton energjinë në 230W.
Për pasojë, stacioni do të jetë jashtë pune deri në një moment të dytë.
Zonat që furnizohen me ujë janë:
-Berdicë e Mesme
-Berdicë e Madhe
-Masmalaj
Ujësjellës- Kanalizime Shkodër po bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit për të identifikuar dhe vënë para forcës së ligjit autorët.
/a.r
#Vidhet #transformatori #në #ujësjellësin #Bërdicës #mbeten #ujë #disa #zona
Java News