Aktualitet

Vodhi ushqime në banesën e të moshuarës dhe tentoi të grabiste 2 shtëpi të tjera, arrestohet i riu

Një 21-vjeçar ka rënë në pranga pasi gjatë muajit mars, vodhi në banesën e një të moshuareje dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u bënë kapja dhe vënia në pranga e shtetasit A. Ç., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ai u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në banesën e shtetasit A. K., në Lushnjë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se 21-vjeçari, gjatë muajit mars 2024, ka vjedhur produkte ushqimore në banesën e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 banesa të tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. Ç.

/a.r

#Vodhi #ushqime #në #banesën #të #moshuarës #dhe #tentoi #të #grabiste #shtëpi #të #tjera #arrestohet #riu
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button