Aktualitet

Sot 25 vjet nga nisja e sulmeve të NATO-s mbi Beograd, çfarë deklaronte ish-presidenti Clinton: Millosheviç ka vendosur në favor të agresionit

Sot bëhen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër objektivave ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Ishte presidenti i atëhershëm i SHBA, Bill Clinton ai i cili dha urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë presidenti Clinton.

Këto sulme vazhduan për 78 ditë, deri më 9 qershor kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviç dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj.

/a.r

#Sot #vjet #nga #nisja #sulmeve #të #NATOs #mbi #Beograd #çfarë #deklaronte #ishpresidenti #Clinton #Millosheviç #vendosur #në #favor #të #agresionit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button