Aktualitet
Presidenti Begaj takim me homologun nga Mali i Zi: Bashkëpunim, për një rajon sa më të qëndrueshëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim pune me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.
Të dy presidentët u fokusuan gjatë bisedës së tyre në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndërsjelltë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Presidenti Begaj e vlerësoi bisedën me homologun e tij, për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypalëshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin./m.j
#Presidenti #Begaj #takim #homologun #nga #Mali #Bashkëpunim #për #një #rajon #më #të #qëndrueshëm
Java News