Aktualitet
Aksidenti/ Furgoni i pasagjerëve përplaset me një automjet në Bypass-in e Murrizit, bllokohet qarkullimi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bypass-in e Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku një furgon pasagjerësh është përplasur “kokë më kokë” me një automjet.
Si pasojë e këtij aksidenti, aksi është bllokuar dhe trafiku ka shkuar rreth 3 kilometra në të dyja kahe.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta. Në vendgjarje pritet të shkojë policia e qarkullimit rrugor për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks.
Ndërkohë nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo jo,/m.j
#Aksidenti #Furgoni #pasagjerëve #përplaset #një #automjet #në #Bypassin #Murrizit #bllokohet #qarkullimi
Java News