Life Style
U diagnostikua me kancer, vëllai i Kate Middleton bën postimin prekës për motrën e tij

Pasi princesha e Uellsit, Kate Middleton zbuloi luftën e saj të fshehtë me kancerin, kanë qenë të shumtë personazhet e njohur në botë që i kanë urur shërim të shpejtë, mes tyre edhe Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle.
Por, së fundmi edhe vëllai i vogël i Kate ka bërë një reagim në rrjete sociale ku i uron shërim të plotë dhe të shpejtë motrës së tij.
“Me kalimin e viteve, ne kemi ngjitur shumë male së bashku. Si familje, ne do ta ngjisim edhe këtë me ty së bashku”, ka shkruar James në postimin e tij me një foto fëmijërie të të dyve në një mal.
#diagnostikua #kancer #vëllai #Kate #Middleton #bën #postimin #prekës #për #motrën #tij