Aktualitet

Plani 6-vjeçar për zbutjen e varfërisë, qeveria vë në dispozicion 233 miliardë lekë

Qeveria ka një plan se si mund ta zbusë varfërinë në 6 vitet e ardhshme. Sipas Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale deri në vitin 2030, në funksion të këtij plani do të vihen 233 miliardë lekë.

“Nevoja për t’ju drejtuar me një strategji, qeverisë i lind sepse kur të dalin statistikat zyrtare numri i popullsisë së varfër do të shohim që ky nivel do të jetë rritur,” shprehet Suzana Guxholli, eksperte e ekonomisë.

Ndalur në zërat kryesor, buxheti për strategjinë do të ndahet në dy drejtime, duke përfshirë dhe sektorë të veçantë.

Për zbutjen e varfërisë, strategjia do të përqendrohet te ndihma financiare e personave në nevojë, reforma për fushën me aftësi të kufizuar, hartimi i programeve për fëmijët në nevojë. Ndërsa përtej varfërisë pjesa e mbetur do të shkojë për decentralizimi e shërbimeve të kujdesit social, zgjerimin e personelit për këto sektor, deinstitucionalizmi  e shërbimeve të kujdesit  rezidencial.

“Familje të cilat nuk kanë mundësi pune dhe gjenerime të ardhurash për të plotësuar nevojat bazike të tyre. Në mënyrë që mos të bien në nivelin e varfërisë të llogaritet minimum jetik. I largohemi edhe Evropës.”

Është 9% e popullsisë përfituese nga programi i ndihmës ekonomike sipas strategjisë, 64,000 familje në vitin 2022 me 226.530 individë anëtarë.

/f.s

#Plani #6vjeçar #për #zbutjen #varfërisë #qeveria #vë #në #dispozicion #miliardë #lekë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button