Vrasjet e ’21 janarit’ në SPAK, Koçi: Të nisin hetimet, Berisha ka marrë përsipër përgjegjësinë! Ja si e pengoi drejtësinë

Pasi Gjykata e Lartë dhe vendimin që dosja e 21 janarit t’i kalojë SPAK, deputeti socialist Petro Koçi i ftuar në Report Tv thotë se tashmë SPAK është i detyruar që të regjistrojë çështjen dhe nisë hetimet. Koçi shprehet se dosja i kaloi SPAK, pasi Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës nuk shkuan dot deri tek titullarët e lartë të përfshirë në këtë çështje, si Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
“Një nga arsye që kjo çështje i kaloi SPAK, sepse niveli i Prokurorisë dhe Gjykatës e ka pasur të vështirë t’u afrohej këtyre titullarëve të pushtetit politik. Në gjykimin tim dhe duke llogaritur ca kemi përvojë nga procese gjyqësore, SPAK është i detyruar të regjistrojë çështjen dhe të nisë hetime”, tha Koçi.
Më tej Koçi u ndal edhe në përpjekjet e Berishës që kjo çështje të mos hetohej nga drejtësia.
“Berisha si këto dëshmitë e Bashës i ka dhënë pafund, ai e ka marrë përsipër përgjegjësinë, ai nuk thotë jam fajtor. Është përpjekur të manipulojë ngjarjen, për të deformuar, ka thënë që vrasjet janë nga afër.
Janë në lojë dhe mjekët e PD në spital dhe fshirja e severit. Ajo që është më flagrantja dhe i vuri shkelmin shtetit ligjor ishte ndalimi i dërgimit në Prokurori të gjithë zinxhirit të njerëzve që kishin përgjegjësi”, tha Koçi”, vijoi Koçi./m.j
#Vrasjet #janarit #në #SPAK #Koçi #Të #nisin #hetimet #Berisha #marrë #përsipër #përgjegjësinë #pengoi #drejtësinë
Java News