Zyrtari i Bashës ngre dyshime për Rithemelimin: Pse u përfshinë vetëm 2 nga 4 kontratat në Komisionin në Shëndetësi?

Sekretari në PD për reformën zgjedhore, Rezart Kthupi deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se kërkesat e ‘Rithemelimit’ për komisionet hetimore u kompromentuan sepse vetëm 2 nga 4 kontratat në Komisionin në Shëndetësi do të hetohen.
“Do doja që të mos hiqnin dorë nga kërkesat fillestare në komisionet hetimore.
Tek rishikimi i kërkesës për komisionin janë hequr dy pika sepse është një oligark i të dy palëve.
Erdhën me kërkesë për komision sepse donin të hetonin 4 kontrata. 6 muaj më pas nga 4 kontrata çështja ka zbritur në 2. Ka një shkak sepse i përjashton 2, sepse i përkasin të njëjtit person oligark”, tha Kthupi.
/a.r
#Zyrtari #Bashës #ngre #dyshime #për #Rithemelimin #Pse #përfshinë #vetëm #nga #kontratat #në #Komisionin #në #Shëndetësi
Java News