Sport

Pankina e Brazilit, Ancelotti: Nuk i kuptoj afatet për përgjigje

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë shtohen thashethemet për një firmë të mundshme të trajnerit Carlo Ancelotti me Brazilin. I lodhur nga pyetjet e shumta rreth kësaj teme, tekniku aktual i Real Madrid ka zgjedhur të thotë se nuk dëshiron të flasë për këtë hipotezë.

Diçka u tha edhe për afatin e përgjigjes, teksa “timonieri” duhet të vendosë deri më 25 maj.

“Nuk po flas për të ardhmen time dhe hipotezën e Brazilit. Thjesht po them se është e pakuptimtë që ka një afat për t’iu përgjigjur Seleciaos sepse nuk kam, nuk kam folur me askënd” – Tha ai. Brazili është pa trajner që prej largimit të Tite.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button