“Të ftoj për një gotë verë, je wow”, sipërmarrësja ndan historinë e saj të ngacmimit seksual
Sipermarresja Silva Heijneman, e ftuar në studion e “Ftesë në 5” ka folur për ngacmimet seksuale që një grua përballet në ditët e sotme.
Ajo përmendi rastin e Eglës, ku së fundmi ka treguar se një personazh publik i ka kërkuar favore seksuale. Ajo e përgëzon për guximin dhe vullnetin për t’i thënë publikisht këto gjëra.
Gjithashtu Silva tregoi edhe një rast të sajin, kur është ngacmuar nga shefi i saj dhe e ftoi për një gotë verë.
Bieta Sulo: E ke provuar nën lëkurën tënde?
Silva Heijneman: Absolutisht po. Kam qenë shumë e re kur kam filluar punë, nuk më është thënë direkt, por femra e kupton.
Bieta Sulo: Si ka qenë mënyra?
Silva Heijneman: Më ka thënë “ke ardhur me një CV ekselente”, isha një inxhiniere. Më tha “je një wow dhe të ftoj për një gotë vere”. Në kohën time ishte vera, ishte shampanja 3 mijë euro sot. Unë i jam kthyer se kam qenë rebele, nuk kam frikë të kthehem.
Unë kam mbaruar studimet për inxhinieri në ’89-ën, kështu që atëherë kam filluar punë. Më është thënë nga shefi im që ndërkohë që ai e dinte se unë kisha ambicien që shumë shpejt të bëhesha unë shefja e zyrës. Unë gjithmonë kam qenë shefe, historikisht sepse kam investuar për këtë gjë./m.j
#Të #ftoj #për #një #gotë #verë #wow #sipërmarrësja #ndan #historinë #saj #të #ngacmimit #seksual
Java News