Aktualitet

Dule pas vizitës së Belerit në burgun e Fierit: Po jep leksione durimi, rezistence dhe vendosmërie

Kreu i PD-së në Greqi Andreas Lloverdhos i shoqëruar nga kreu i PBDN Vangjel Dule, vizituan ditën e djeshme kreun e zgjedhur të bashkisë së Himarës Fredi Belerin.

Dule në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se gjendja shëndetësore e Belerit është shumë e mirë.

Mes të tjerash ai nënvizoi se Beleri po jep leksione durimi, rezistence dhe vendosmërie pavarësisht padrejtësisë që po i bëhet.

“Gjendja shëndetësore e Belerit është shumë e mirë, por ajo që është më e rëndësishme është morali i Belerit. Pavarësisht se është në mënyrë të padrejtë më shkelje të çdo norme, të çdo parimi. Beleri është i rrëmbyer, por pavarësisht kësaj po jep leksione durimi, rezistence dhe vendosmërie për demokracinë dhe zgjedhjet e lira. Nuk mund të bëhet fjalë për shtet të së drejtës, për norma demokratike, dhe për ligjshmëri të respektuar në rastin e çështjes Beleri”-tha ai.

#Dule #pas #vizitës #së #Belerit #në #burgun #Fierit #jep #leksione #durimi #rezistence #dhe #vendosmërie
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button