Aktualitet

VIDEO / Klientit nuk i pëlqen mishi dhe bën për spital kuzhinierin shqiptar në Selanik

Mediat greke kanë publikuar momentin kur kuzhinieri shqiptar u godit me thikë nga një klient në një restorant në Selanik. Klienti, siç shihet edhe nga pamjet e goditi me një thikë në pjesën e barkut, pas debatit që pati për vonesën e porosisë.

Sipas dëshmisë, shqiptari tha se klienti shkonte prej 5 vitesh në restorant. Shqiptari iu nënshtrua më pas një operacioni në spitalin e Selanikut.

Klienti vjen, hyn, e lë motorin para dyqanit. Unë e njoh atë, ai vjen këtu prej pesë vitesh. E kuptova që kishte marrë diçka shumë të rëndë, jo pije alkoolike, ai kishte ikur. 

Dua të ha diçka të lehtë”, më tha duke i hapur sytë. “Shumë bukur” i thashë, “kam supë pule, kam oriz jeshil” dhe ai më tha, “jo jo ashtu, pak mish”. Epo, mungon mishi”, ka shpjeguar ngjarjen e rëndë shqiptari.

Nga ana tjetër, i pandehuri në rrëfimin e tij thotë se nuk e ka idenë se si iu gjet arma në dorë dhe se atë ditë kishte pirë shumë.

Ndërsa avokati i kuzhinierit tha për mediat greke se nëse gruaja nuk do ta qetësonte disi ai do ta godiste kuzhinierin për herë të dytë me thikë.

/a.r

#VIDEO #Klientit #nuk #pëlqen #mishi #dhe #bën #për #spital #kuzhinierin #shqiptar #në #Selanik
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button