“Jo vetëm Meta”/ Avokati Romeo Kara: Do pyetet edhe Berisha për aferën CEZ-DIA

Ish-ministri i Ekonomisë dhe deputeti socialist, Nasip Naço u thirr sot në SPAK për aferën Cez-Dia. Rreth 1 orë e 30 minuta Nasip Naço u pyet mbi këtë çështje dhe rolin e tij si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë periudhës 2011 – 2012.
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, avokati Romeo Kara thotë se nuk është vetëm Ilir Meta i kallëzuar, por edhe Sali Berisha.
‘Nasip Naço është njeri që ka dijeni për këtë çështje dhe ka vajtur për këtë cilësia. Nuk është vetëm Meta i kallëzuar është edhe Berisha. Për Berishën duhet të zbresë një shpallje nga lart ta pyesin. Ju treguat një numër të madh dosjesh. 17 dosje i ke nga çështja e privatizimit të pa çuar as për hetim.
Për mua ngelet korrupsioni kryesor. Ajo dosje ndodhet në Gjykatën e Lartë sot. Berisha e ka ndarë qeverisjen me pashallëqe. S’ka bërë veprimet e duhura për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar. Është përfshirë ERE dhe ka dhënë vendim në trysni.’- tha Kara.
/f.s
#vetëm #Meta #Avokati #Romeo #Kara #pyetet #edhe #Berisha #për #aferën #CEZDIA
Java News