Aktualitet

EMRI/ Aksidenti: Makina përplas efektivin e policisë në Durrës

Një efektiv policie është përplasur nga një automjet në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar pranë Muzeut të Dëshmorëve.

Burime nga policia bëjnë me dije se efektivi Gentian Hoxholli ka marrë dëmtime të lehta për shkak të përplasjes.

Punonjësi i Rrugores është përplasur nga pas teksa menaxhonte qarkullimin rrugor.

Nga përplasja, efektivi Gentian Hoxholli është dëmtuar lehtë në njerën këmbë.

Aktualisht ai është në spital për të bërë një grafi të këmbës./m.j

#EMRI #Aksidenti #Makina #përplas #efektivin #policisë #në #Durrës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button