Sport

Racizëm në Spanjë, Real Madrid akuzon arbitrin e ndeshjes për indiferentizëm

Episodet e racizmit në futboll nuk kanë munguar edhe në Spanjë. Në ndeshjen e fundit që Real Madrid fitoi 4-2 ndaj Osasunas , tifozët  e kësaj të fundit nisën të bënin korre raciste për yllin madrilen Vinicius Jr.

Edhe pse braziliani i tërhoqi disa herë vëmendjen arbitrit të ndeshjes Juan Martínez Munuera, diçka e tillë as nuk u mor në konsideratë nga 41 vjeçari.

Për këtë arsye klubi i Real Madrid ka akuzuar gjyqtarin për indiferentizëm. Çështja i ka kaluar komitetit Disiplinor të Federatës Spanjolle ndërsa vetë arbitri ende nuk ka dhënë një deklaratë.

Sipas skuadrës madrilene, fyerjet raciste ndaj yllit brazilian ishin të pranishme për 90 minuta lojë.

/a.r

#Racizëm #në #Spanjë #Real #Madrid #akuzon #arbitrin #ndeshjes #për #indiferentizëm
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button