Më 27 Mars hapen skemat e subvencioneve në Bujqësi

Skemat e subvencionit të këtij viti në Bujqësi fillojnë më 27 Mars dhe interesi i fermerëve të Lushnjes për të përfituar prej tyre është rritur. Plotësimi i dokumentacionit dhe llojet e skemave janë në vëmendjen e aplikantëve.
Ndryshe nga aplikimet nder vite, grupimet në kooperativa këtë vit u ofrojnë mundësi për të qenë fitues fermerëve. Por për ta, kjo pikë e skemave të subvencioneve shihet si e parealizuar.
Për Drejtorin Rajonal Ferdinand Shani këtë vit nuk ka garë kush aplikon i pari fiton dhe i fundit humbet. Fermerët kanë dy mundësi të reja, të hapin numër llogarie në bankë për të marrë lekë dhe jo tollona nafte, si dhe të grupohen më shumë se 4 fermerë për të përfituar mbështetjen.
Grupet e specialistëve në terren po orientojnë fermerët për dokumentacionin e duhur.
/a.r
#Më #Mars #hapen #skemat #subvencioneve #në #Bujqësi
Java News