Aktualitet

“Bejtja u mor në pyetje për Martinajn”, gazetarja: Ai ka mbi 200 ditë i zhdukur, kanë ngelur shumë pak për t’i marrë hakun…!

Gentian Bejtja, i cili mbeti i vrarë pasditen e kësaj të premteje në oborrin e banesës së tij në Fushë-Krujës, është marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Lidhur me këtë gazetarja Etleva Delia ne “Real Story” ka thënë se nuk ka ngelur asnjëri që t’i marrë hakun Martinajt, pasi të gjithë të afërmit e tij janë vrarë.

Sipas saj, Martinaj ka mbi 200 ditë i zhdukur dhe është e pamundur të ndodh diçka e tillë.

“Që nga atentati ndaj Brilant Martinajt po shikohet me prioritet. Ervis Martinaj po bën 200 e ca ditë i zhdukur, personat e tij të afërt u vranë përpara se ai të zhdukej, i fundit u vra  ishte kushëriri i tij, Brilant Martinaj.

Kanë ngelur shumë pak, për të mos thënë nuk ka ngelur njeri  që të marri hakun e Ervis Martinajt. Nuk besoj të ketë një grupim personash sa të hap luftë grupeve aq të fuqishme sa për të zhdukur Ervis Martinajt”, tha Delia./m.j

#Bejtja #mor #në #pyetje #për #Martinajn #gazetarja #mbi #ditë #zhdukur #kanë #ngelur #shumë #pak #për #marrë #hakun..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button