Aktualitet
Pas 30 marsit Greqia nuk lejon hyrjen e shqiptarëve pa leje qëndrimi

Faqja “Komuniteti Shqiptar në Greqi” ka publikuar një vendim të autoriteteve helene që sipas saj do të ndalojë emigrantët shqiptarë të hyjnë apo dalin nga territori grek pa leje qëndrimi.
Sipas të njëjtave burime, ky vendim pritet të zbatohet pas datës 30 mars 2024. Madje para kësaj date, duhet të kthehen në Greqi të emigrantët që ndodhen edhe në vende të BE-së sepse ndryshe nuk do t’ju lejohet hyrja.
Në njoftim thuhet se rregullorja e re është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare. Kuptohet që ky vendim nuk prek ata që udhëtojnë për turizëm dhe ka në fokus vetëm ata që qëndrojnë më shumë se 30 ditë në shtetin fqinj.
#Pas #marsit #Greqia #nuk #lejon #hyrjen #shqiptarëve #leje #qëndrimi
gazetablic.com