Aktualitet
Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Është therur me thikë një person në Prishtinë, derisa i dyshuari në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se personi që është therur me thikë ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.
#Theret #thikë #një #person #në #Prishtinë #arrestohet #dyshuari
gazetablic.com