Aktualitet
‘Vdekje për Vinicius’, futbollisti brazilian po përballet me ofendime të mëdha nga tifozët në La Liga

Nuk ka asnjë fitore apo paraqitje të Vinicius Junior pa polemika dhe skena u përsërit në ndeshjen e pasdites së kësaj të shtune në shtëpinë e Osasuna, ku Real Madrid fitoi 4-2 me një dygolësh të brazilianit.
Në tribunat e stadiumit u kënduan thirrje që shkaktuan reagime të mëdha, transmeton Sport.
“Vdekje për Vinicius, vdekje për Vinicius”, u dëgjua gjatë lojës, e cila ishte arsyeja që lojtari të festonte golin e dytë me dorë në vesh, si për të thënë këndojeni tani…
Kujtojmë që gjatë ndeshjes së fundit Atletico Madrid-Napoli në Champions League, të njëjtat thirrje u dëgjuan edhe jashtë Wanda Metropolitano.
/ Sport/
#Vdekje #për #Vinicius #futbollisti #brazilian #përballet #ofendime #të #mëdha #nga #tifozët #në #Liga
gazetablic.com