Aktualitet
“Burgosi” familjarët, prokuroria kërkon burg për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli

“Arrest në burg” ka kërkuar Prokuroria e Tiranës deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e shëndetit mendor të 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në Tiranë.
Seanca për masën e sigurisë do të bëhet të hënën në orën 09:30 në Gjykatën e Tiranës.
Jetnor Zhaboli ndalonte komunikimin me persona të tjerë, bashkëshortes, fëmijëve dhe nënës si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme mbi ta.
35-vjeçari kishte instaluar kamera në të gjithë hapësirën e shtëpisë dhe i përgjonte gjithë kohës.
/a.r
#Burgosi #familjarët #prokuroria #kërkon #burg #për #35vjeçarin #Jetnor #Zhaboli
Java News