Life Style
Albi Nako i propozon për martesë partneres

Albi Nako i ka propozuar për martesë live në emision partneres së tij, Dorit. Balerina u bë e njohur gjatë qëndrimit të Albit në Big Brother VIP, ku në një nga netët hyri në shtëpinë e famshme dhe i kërkoi të dilnin bashkë nga aty.
Por pas daljes nga shtëpia, Albi ka marrë vendimin e rëndësishëm dhe teksa ishte i ftuar në emisionin “S’e luan topi”, i ka propozuar Dorit. Mes emocionesh sigurisht ajo ka thënë po.

#Albi #Nako #propozon #për #martesë #partneres